Kohë të vështira për familjen e Madonnës: Kishim frikë se do ta humbnim

schedule08:47 - 29 Qershor, 2023

schedule 08:47 - 29 Qershor, 2023

Mbretëresha e popit, Madonna, është përballur me një problem të rëndë shëndetësor, duke shkaktuar shqetësime në familjen e saj. Siç zbuloi menaxheri i saj të mërkurën mbrëma, ajo duhej të shtrohej në kujdesin intensiv pasi vuante nga një infeksion i rëndë bakterial. Këngëtarja 64-vjeçare, sipas ET, u gjet pa ndjenja të shtunën, u dërgua në spital ku mjekët vazhduan me intubimin e saj dhe transferimin e saj në ICU.

LEXO EDHE: Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Madonna merr vendimin drastik

Vajza e saj, Lourdes Leon, është gjithmonë në krah të këngëtares së njohur.

“Në ditët e kaluara askush nuk e dinte zhvillimin dhe se çfarë kthese do të merrte shëndeti i saj dhe familja e saj po përgatitej për më të keqen”, tha i afërmi i Madonna-s, i cili e karakterizoi shtrimin e saj në spital si një “thirrje zgjimi” për këngëtaren e njohur, siç beson ai. Ajo është e pamposhtur duke e shtyrë veten të përgatitet sa më mirë për turin, i cili megjithatë u shty për shkak të shtrimit të saj në spital.

“Kjo është arsyeja pse askush nuk tha asgjë që nga e shtuna. Të gjithë menduan se mund ta humbnim atë dhe ky ishte realiteti”, shtoi ai. I afërmi shtoi  se shtrimi i papritur i Madonës në spital bashkoi familjen e saj dhe i kujtoi asaj se “Nuk po bën jetën e shëndetshme që duhet të jetë për moshën e saj. Ajo mendon se është ende një grua e re kur nuk është.”/abcnews.al