Katër adoleshentë në Gjirokastër janë proceduar penalisht, pasi kanë zhvendosur dhe zbrazur koshat e mbetjeve urbane gjatë mesnatës. Si pasojë ndotën ambientin dhe prishën qetësinë për banorët e lagjes.
Njoftimi i Policisë:
Zhvendosën dhe zbrazën në rrugë gjatë mesnatës, koshat e mbetjeve urbane të qytetit, për pasojë ndotën ambientin dhe prishën qetësinë për banorët e lagjes, identifikohen dhe procedohen penalisht 4 adoleshentë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas 15-vjeçarë dhe një shtetas 17-vjeçar, pasi në orët e vona të natës së datës 27.06.2023, në lagjen “Granicë”, kanë zhvendosur dhe zbrazur në rrugë koshat e mbetjeve urbane të qytetit, veprim i cili ka shkaktuar ndotjen e ambientit dhe prishjen e qetësisë për banorët përreth.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al