Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Sonila Qato dorëhiqet nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar

schedule15:23 - 19 Shtator, 2019

schedule 15:23 - 19 Shtator, 2019

Sonila Qato dorëhiqet nga posti i Drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar. Këtë vendim Qato e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook ku shpjegon dhe arsyet e dorëheqjes.

“Vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore. Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore, pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon.”

Drejtuesja e Autoritetit Rrugor Shqiptar akuzon median për spekulim mbi procedurat e ndjekura për këtë rast dhe shprehet e keqardhur, pasi thotë se është në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.



“Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.”

Qato thotë se është e gatshme që eksperiencën e saj ta vërë në dispozicion të çdo detyre tjetër që i kërkohet, ndërsa detyrën aktuale e ka të pamundur ta vazhdojë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!