Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur një padi për shifje kundër E. Jean Carroll, duke pretenduar se ajo e akuzoi atë në mënyrë të rreme për përdhunim, edhe pse një juri gjykatësish në një gjyq civil konfirmoi se Trump sulmoi seksualisht Carroll.
Padia e Trump kundër ish kolumnistes së Elle, e paraqitur në gjykatën federale në Manhattan të martën, pason një juri të majit që zbuloi se ish presidenti e kishte sulmuar dhe shfrytëzuar seksualisht Carroll por nuk e përdhunoi atë, raporton Reuters.
Trump po kërkon një tërheqje të padisë, si dhe kompensim të papërcaktuar dhe dëmshpërblim, por avokatja e Carol, Roberta Kaplan tha se padia e Trump nuk është “asgjë më shumë se përpjekja e tij e fundit për të shmangur përgjegjësinë”.
“Donald Trump përsëri pretendon, në kundërshtim me logjikën dhe faktet, se juria e shpalli të pafajshëm, edhe pse juria konstatoi se ai kishte sulmuar seksualisht ish-kolumnistin e revistës Elle, Jean Carroll”, tha Roberta Kaplan./abcnews.al


