Pas nënshkrimit me mesfushorin e Chelsea, Ruben Loftus-Cheek për 20 milionë euro, “kuqezinjtë” e Milan, duket se ende nuk e kanë përfunduar “pazarin” e tyre, në Londër, teksa tanimë kërkojnë një tjetër lojtar të “bluve”, kësaj radhe nga reparti ofensiv.
Bëhet fjalë për anësorin e sulmit, Christian Pulisic me 24-vjeçarin, që është i interesuar për një kalim te Milan në Serie A, kjo për shkak dhe të minutave të pakta, që ai merr me fanellën e “bluve”.
Mirëpo, problem pritet të jetë çmimi i lojtarit, me italianët, që nuk pranojnë të paguajnë më shumë se 25 milionë euro, aq saç vlen dhe kartoni i lojtarit, ndërsa Chelsea nuk pranon më pak se 35 milionë për kartonin e tij, megjithatë negociatat priten të vazhdojnë.
Ndërkaq, kujtjomë se në sezonin që sapo lamë pas, Pulisic nuk arriti dot të kthehej në “protagonistin” e një Chelsea “të lodhur”, teksa në 30 përballjet e zhvilluara në total arriti të shënojë vetëm 1 gol e të dhurojë vetëm 2 asistime. /i.m /abcnews.al