Prenotohet Saranda/ Operatorët turistikë: Pritet numër rekord turistësh gjatë verës

schedule13:06 - 27 Qershor, 2023

schedule 13:06 - 27 Qershor, 2023

Gjetja e një dhome në hotelet e Sarandës do të jetë e vështirë këtë verë.

Afro 90% e strukturave akomoduese rezultojnë të prenotuara për të gjithë sezonin.

Kryetari i Shoqatës së operatoreve turistik, Arben Çipa thotë se ky vit pritet të shënojë numër rekord vizitorësh në qytetin bregdetar.

Vetëm nga Korfuzi vijnë çdo ditë në Sarandë mbi 1 mijë turistë.

Ndër të huajt italianët janë ata që i qëndrojnë besnikë bregdetit të Jonit. Përveç hoteleve preferojnë edhe akomodimin në apartamente.

Por jo vetëm për Sarandën, ky sezon pritet të jetë i mbarë për gjithë vendin. Sipas të dhënave të INSTAT deri në maj, Shqipërinë e kanë vizituar rreth 2.4 milionë tursitë.