Serbët në Graçanicë kërkojnë lirimin e të të dyshuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve

schedule12:42 - 27 Qershor, 2023

schedule 12:42 - 27 Qershor, 2023

Në Graçanicë po protestohet sërish në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviç.

Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.

Për Milenkoviq, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanices, Liliana Shubariç dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiç.

“Anamorava është me Vuçiçin”, “Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” dhe “Liri për të gjithë serbët e arrestuar”, po shkruan në pankartat e protestuesve.

/KosovaPress