Adrien Rabiot ka vendosur të qëndrojë te Juventus të paktën edhe për një sezon. marrëveshja mes bardhezinjve dhe francezit për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2024 është shumë afër.
Rabiot, i kthyer nga sezoni më i mirë i karrierës së tij për sa i përket golave dhe paraqitjeve, u bind të pranonte propzimin e rinovimit, duke refuzuar kështu edhe Manchester United.
Marrëdhënia e mirë me Allegrin ka bërë që mesfushori francez të vazhdojë aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”. Edhe pse pa Champions League, Rabiot dëshiron të vazhdojë të ndihmojë bardhezinjtë./h.ll/abcnews.al