Guvernatori pro-rus i Krimesë, Sergei Aksyonov, këtë të martë ka deklaruar se janë sulmuar shinat hekurudhore në rajonin e Kirovskyt në Krime.
Mediat vendase shkruajnë se Aksyonov ka theksuar se një pjesë e kësaj hekurudhe është hedhur në erë.
“Nuk ka pasur viktima, shërbimet e specializuara po punojnë në vend. Puna e riparimit do të zgjasë afërsisht 4 deri në 8 orë,” tha ai.
Ndër të tjera në media thuhet se për shkak të shpërthimit një vagon i një treni mallrash ka dalë nga shinat. /abcnews.al