Superiorja rikthehet në fundjavë dhe në program për javën e pestë të kampionatit janë disa sfida mjaft interesante. Kryendeshja është Kukësi-Tirana, dy ekipe që duan titullin kampion. Sytë do të jenë pikërisht te kjo sfidë, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e shtunë. Gjithçka nis prej orës 19:00.
Para kësaj përballjeje do të zhvillohen edhe dy të tjera. Partizani, pas humbjes me Laçin do kërkojë kthesën ndaj Bylisit. Ballshiotët e kanë nisur mirë kampionatin dhe duan pikë në kryeqytet. Në të shkuarën ia kanë dalë dhe do provojnë sërish. Sfidë interesante edhe ajo mes Skënderbeut dhe Teutës, në Korçë.
E diela rezervon dy sfida të tjera. Flamurtari, që nuk e njeh shijen e fitores këtë sezon, pret Laçin. Kurbinasit, me moralin lart pas triumfit me Partizanin, kërkojnë të ruajnë ritmin. Të njëjtën gjë do edhe Luftëtari, që javën e shkuar mori fitoren e parë. Sigurisht, ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” nuk do të jetë e lehtë. Mungesa e madhe e kësaj sfide janë tifozët.
KATEGORIA SUPERIORE-JAVA 5
E shtunë, më 21 shtator
Ora 16:00 | Skënderbeu-Teuta
Ora 16:00 | Partizani-Bylisi
Ora 19:00 | Kukësi-Tirana
E diel, më 22 shtator
Ora 16:00 | Vllaznia-Luftëtari
Ora 16:00 | Flamurtari-Laçi
/abcnews.al