“Rama dhe Kurti në relata të vështira”, Minxhozi: Tirana zyrtare do të komunikojë për krizën përmes Brukselit

schedule19:49 - 26 Qershor, 2023

schedule 19:49 - 26 Qershor, 2023

Analisti Skënder Minxhozi, në intervistën për ABC News, foli gjithashtu edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Ai thotë se raportet mes Ramës dhe Albin Kurtit janë në momentet më të vështira dhe për rrjedhojë, komunikimet për zgjidhjen e krizës s’do të kalojnë nëpërmjet Kosovës por përmes Brukselit dhe Uashingtonit.

“Tirana zyrtare do të ketë një rol në zgjidhjen e krizës, por një rol i cili nuk kalon nëpër Kosovë virtualisht. Është një situatë e pazakontë ku Rama detyrohet të flasë për Kosovën i pakoordinuar me Kosovën dhe I pakonsoltuar me krerët politikë të Kosovës sepse mes Tiranës dhe Prishtinës relatat nuk kanë qenë kurrë më të vështira, komplekse dhe sfiduese edhe në planin personal por edhe në atë të ideve dhe parimeve që udhëheqin të dy kryeqytetet në lidhje me krizësn sa çfarë janë sot.

Sot kemi një situatë kur dy kryeministra nuk duhen, Rama dhe Kurti nuk pëlqehen thuajse në asgjë që përfaqësojnë dhe kanë botë, filozofi krejt të ndryshme dhe për pasojë dy liderët nuk konsultohen mes tyre. Plani që Rama ka paraqitur për zgjidhjen e krizës nuk iu është çuar asnjëri prej krerëve në Kosovë, në Serbi jo e jo, ka të bëjë me faktin që Rama dhe Kurti janë në relatat më të vështira që mbahen mend.

Aq e vërtetë është kjo saqë edhe mbledhja e Gjakovës u anulua. Në këto kushte mund ta influencojë krizën vetëm nga Tirana dhe raporteve që mban me Uashingtonin dhe Brukselin në këtë mënyrë mendoj që spektri i influencës që ai mund të ketë mbi krizën dhe procesin e dialogut bëhet më i vogël sepse duke u ndërprerë kanali i bashkëpunimit me Kosovën për ekuivalent po ndërpritet edhe kanali i komunikimit me palën serbe.”, theksoi Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!