Prigozhin: Marshimi drejt Moskës ishte për të parandaluar shkatërrimin e grupit Wagner

schedule18:07 - 26 Qershor, 2023

schedule 18:07 - 26 Qershor, 2023

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin tha të hënën se dy faktorë ndikuan në vendimin për të tërhequr trupat mbrapsht nga marshimi drejt Moskës. Ai tha se donte të shmangte gjakderdhjen ruse dhe se marshimi ishte një demostrim proteste por nuk synonte përmbysjen e pushtetit në vend.

Sipas tij, qëllimi i marshimit të forcave të tij drejt Moskës ishte të parandalonte shkatërrimin e kompanisë ushtarake private ëagner dhe “të vinte para drejtësisë ata që, me veprimet e tyre joprofesionale, bënë një numër të madh gabimesh gjatë operacion special ushtarak”.

Prigozhin ra dakord që të largohej nga Rusia për në Bjellorusi të shtunën pas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, duke i dhënë fund rebelimit të armatosur. Sipas marrëveshjes, ai ka rënë dakord që të shkonte në Bjellorusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!