Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, ku si pasojë dyshohet se një person është plagosur.
Sipas burimeve për ABC News mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në qytetin bregdetar, në vendin e quajtur ish-kombinati i Peshkut në ambientet e një lokali.
Gazetari Elton Nika raporton se 33 vjeçari, Tonin Ramaj është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al