Bremer në “lëvizje”, Juventus gati 2 spanjollë për të zëvendësuar brazilianin

schedule16:56 - 25 Qershor, 2023

schedule 16:56 - 25 Qershor, 2023

Mosarritja e sigurimit të një “bilete” për në fazën e grupeve të UEFA Champions Leauge ka acaruar jo pak disa lojtarë të “bardhezinjve” të Juventus, të cilët nuk mendojnë të refuzojnë ofertat nga klube me emër në Evropë.

Në këtë listë është dhe qendërmbrojtësi brazilian Bremer, për të cilin interesohen “gjigandët” e Premier League, Aston Villa e Tottenham, me këta 2 të fundit që janë të gatshëm për të afruar “shtatlartin” e mbrojtjes drejt elitës së futbollit anglez.

Në rast propozimesh mbi 50 milionë, Bremer do të mendonte seriozisht për lamtumirën e tij dhe në rast largimi bordi i Juventus ka bërë gati 2 emra spanjollë për mbrojtjen, qëndërmbrojtësin e Villarreal, Pau Torres dhe qendërmbrojtësin e Atletico Madrid, Mario Hermoso. /i.m /abcnews.al