Një pacient i shtruar në Spitalin Psikiatrik në QSUT dyshohet se ka dhunuar dy mjekë të këtij pavioni, bazuar në dëshminë e mjekëve.
Sipas këtyre të fundit, ai më pas ka hapur derën dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit gjatë orëve të paradites së kësaj të diele.
Rasti është denoncuar edhe në polici dhe efektivë të komisariatit Nr.4 janë vënë në ndjekje të pacientit.
Ndërkohë nga spitali është hedhur poshtë ky version, duke thënë se nuk ka patur dhunë ndaj mjekëve./abcnews.al