Pas tërheqjes së trupave, shefi i Wagner shihet duke u larguar nga Rostov

schedule23:49 - 24 Qershor, 2023

schedule 23:49 - 24 Qershor, 2023

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin u pa duke u larguar nga selia e ushtrisë ruse në Rostov-on-Don me një makinë të shtunën vonë. Ai shfaqet duke përshëndetur nga dritarja.

Më herët, Prigozhin tha se ka rënë dakord t’i jepte fund kryengritjes kundër udhëheqjes ushtarake ruse, pas ndërmjetësimit të presidentit bjellorus, Lukashenko.

Kremlini njoftoi se Prigozhin do të vendoset në Bjellorusi.  Presidenti bjellorus tha se ka negociuar me Prigozhin për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm.

Ndërmjetësimi, tha një burim me njohuri për këtë çështje, u zhvillua në konsultim me Putin dhe zgjati gjatë gjithë ditës.

Lukashenko foli me kreun e Wagner, i cili pranoi propozimin për de-përshkallëzimin e situatës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!