Mbi këtë kodër, në formën e një koni, shtrihej dikur qyteti antik i Çukës së Ajtojit.Ndodhet në fshatin Çiflig, 30 kilometra larg Sarandës dhe afro 16 kilometra në jug të Butrintit.
Kalaja e qytetit përbën një ndërtim të periudhës antike, e cila kishte si funksion primar mbrojtjen e Butrintit dhe banorëve të tij në rast sulmesh.
Për arkeologet, pallati, rrënojat e të cilit janë të dukshme dhe sot pas gati 2 400 vitesh, ka qenë ndërtesa kryesore e qytetërimit. Arkeologu Halil Shabani tregon se qyteti antik kishte 4 hyrje të mëdha, një prej tyre e ngjashme me atë të Trojës. Çuka e Ajtoit u vizitua për herë të parë nga misioni arkeologjik Italian gjatë fushatave të gërmimeve në Butrint.
Gërmimet e para u kryen në vitin 1936, në fillim nga Ugolini dhe më vonë nga Markoni por shënimet e nxjerra u zhdukën gjatë një aksidenti ajror. Qytetërimi ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe gjatësi muresh prej 1400 m. Arkeologu Halili tregon se muret jane ndertuar ne te pakten 3 teknika.
Edhe pse i rëndësishëm është një qytetërim që njihet pak. Të paktë në numër janë edhe turistët që e vizitojnë. Studiuesit thonë se për Çukën e Ajtojit nevojiten më shumë investime.
Arkeologët dhe veçanërisht ekspedita Italiane e drejtuar nga Profesori i arkeologjisë Luigji Maria Ugolini në vitin 1939 nxorrën në dritë edhe mjaft objekte të rëndësishme të karakterit shoqëror dhe fetar që tregojnë se këto qytete ishin po aq të urbanizuara e lulëzuara sa edhe metropolet e tjerë të rreth Mesdheut./abcnews.al



