Ukraina pretendon se ka “zmbrapsur fuqishëm” forcat ruse që kanë shënjestruar pozicionet ukrainase në zonat e vijës së parë të Lyman dhe Kupyansk në lindje të vendit.
Rusia ngadalësoi përpjekjet e saj për të avancuar të premten, sipas zëdhënësit të grupimit lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan CNN.
“Gjatë kësaj dite, armiku reduktoi përpjekjet e tij dhe pati vetëm dy përleshje luftarake të drejtpërdrejta. Megjithatë, armiku ishte më aktiv në sektorin Lyman-Kupyansk në sulmet me artileri mbi pozicionet tona. Ata qëlluan 535 herë në pozicionet tona me artileri të kalibra dhe sisteme të ndryshme dhe u bënë 13 sulme ajrore”, tha Serhii Cherevati.
Ukraina pretendon se ka vrarë 31 rusë dhe ka plagosur pothuajse 70 në betejë, me tanke dhe municione ruse të goditura./abcnews.al