Kolegji Zgjedhor vendosi këtë të premte për rinumërimin e 18 kutive për Bashkinë e Kuçovës.
Në zgjedhjet e 14 majit, fitues në këtë bashki rezultoi kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, me 49.79% të votave.
Ndërkaq, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Lefter Maliqin, siguroi 44.88% të votave.
Kandidati tjetër, Ilirjan Koxhaj nga Partia Demokratike, mori vetëm 5.33% të votave./abcnews.al