Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbajtja e tre policëve në burg, lajthitje shtetërore”, Rama: S’ka normalizim të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi pa lirimin e tyre

schedule13:10 - 23 Qershor, 2023

schedule 13:10 - 23 Qershor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës, të cilët ndodhen prej ditësh në burg në Serbi. Kreu i qeverisë shqiptare e cilësoi lajthitje shtetërore ndalimin e tyre ndërsa tha se s’do të ketë normalizim të marrëdhënieve Shqipëri-Serbi nëse ata nuk lirohen menjëherë.

“Nuk ka asnjë mundësi që të ketë përparim në dialog apo deeskalim konkret pa kthimin e tyre në shtëpi. Nuk mund të ketë normalitet as në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë për sa kohë s’i jep fund heqjes së lirisë së tre policëve, të cilët nuk kanë kryer asnjë krim. Edhe nëse e kanë kaluar vijën e kufirit, dihet se në çdo legjislacion demokratik për kalim të paligjshëm të kufirit, njerëzit arrestohen, pyeten dhe kthehen mbrapsht.

Mbajtja e tyre me ditë të tëra në burg është e pajustifikueshme dhe e papranueshme ndërsa përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore për mbajtjen pa asnjë të drejtë të tre policëve të huaj në burgun e një shteti tjetër, duke ngritur zërin për arrestimet në veri nga forcat policore të Kosovës është shqetësuese sepse shtetet demokratike nuk i përgjigjen kurrë në mënyrë simetrike shkeljeve të pretenduara të të drejtave të bashkëkombasve të një shteti tjetër.

Nëse Serbia ka pretendime për arrestime arbitrare në veri të Kosovës, këto nuk argumentohen duke mbajtur peng tre policë shqiptarë në Serbi por duke bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha duke vepruar konkretisht aty ku është edhe origjina e kësaj problematike që është marrëdhënia që duhet normalizuar, që është marrëveshja që duhet finalizuar.“, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!