Kampionati arab i futbollit po kthehet vërtetë në një kampionat “yjesh”. Pas transferimit të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo gjatë merkatos së dimrit, arabët nuk kanë patur të ndalur, duke afruar gjithashtu lojtarë si Benzema, Kante, Ziyech e Koulibaly, lojtarë të cilët kanë dhënë shumë në futbollit evropian.
Mirëpo, duket se “milionat e naftës” nuk do të ndalen me kaq, teksa tashmë kërkojnë afrimin e një tjetër “ylli” kësaj here nga Premier League e më konkretisht është pjesë e skuadrës së Liverpool.
Bëhet fjalë për anësorin egjiptian, Mohamed Salah, me “faraonin”, i cili edhe pse ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 me “të kuqtë”, mund ta konsiderojë një ofertë nga Arabia Saudite, ofertë që pritet ta veshë në “flori”, anësorin e Liverpool.
Saudi Pro League dëshiron ta trajtojë veten me një kampion tjetër. Kështu shkruan Four Four Tëo , sipas të cilit listës së gjatë të lojtarëve që tashmë kanë zbritur në Arabinë Saudite mund t’i shtohet së shpejti edhe Mohamed Salah . Sulmuesi egjiptian ka një kontratë deri në vitin 2025 me Liverpoolin, por ai po shikon përreth për të vendosur të ardhmen e tij. /i.m /abcnews.al