Pas parashikimit se zhdukja e nëndetëses Titan ka një lidhje me mbytjen e Titanik, konspiracionisti nga Kosova, Arianit Sllamniku zbuloi një tjetër parashikim.
Ai tha në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, se gjatë këtij viti do të ndodhi dhe fundosja e dollarit amerikan. Sipas Sllamnikut, kjo është ngjarja që do t’i harrojë të gjitha ngjarjet e tjera.
“Ajo është projekti i shtatorit dhe i tetorit të këtij viti. Themelimi i rezervave federale në Amerikë në 1913 dhe fundosja e Titanikut, 2023 na jep datën e fundosjes së dollarit amerikan. Kjo është ngjarja që do t’i harrojë të gjitha ngjarjet e tjera. Sot, me dollarin amerikan janë të gjitha referencat financiare globale. Kjo është ngjarja që Simpson do të parashikojnë për vitin 2023”, u shpreh ai./abcnews.al