Pas 11 vitesh të shpenzuara te “blutë” e Chelsea, ku ka arritur të fitojë shumë trofe madhorë brenda e jashtë Anglisë, duket se “aventurës” së mbrojtësit spanjoll, Cesar Azpilicueta në Londër do të përfundojë përgjatë kësaj merkatoje vere.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, për spanjollin, tashëm 33-vjeçar janë të interesuar “zikaltërit” e Inter, të cilët e konsiderojnë si një “aset” të vyer prezencën e spanjollit në vijën e fundit të mbrojtjes.
Mirëpo, deri më tani gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe duhet të presim nisjen në mënyrë zyrtare të merkatos së verës për të parë se çdo të bëhet me transferime të këtilla. /i.m /abcnews.al