Një ish-yll i Superligës shqiptare shkëlqen në Champions. Peter Olajinka, ish-lojtar I Bylisit dhe Skënderbeut, shënoi gol në “San Siro” duke treguar talentin e tij.
Ky gol ishte thjesht si kujtesë.
Tregon se deri ku mund të arrijë një njeri nëse ka talentin e duhur, por edhe fatin, dhe kështu po ndodh me Peter Olajinkën.
Sulmuesi afrikan nga Nigeria ka jo pak Shqipëri në karrierën e tij, ndërsa tani po shkëlqen në Champions, ku u bë protagonist me golin shënuar për Sllavian e Pragës në portën e Interit të Milanos, madje brenda në “San Siro”.
Ai është ende 23-vjeç, siç e thonë dokumentet e tij, por ka një karrierë tashmë të gjatë.
Pasi nisi futbollin si fëmijë, në moshën 15-vjeçare ishte pjesë e Akademisë 36 Lion FC në vendin e tij, ndërsa më pas erdhi emigrimi.
Europa fillimisht për të ishte qyteza e vogël e Ballshit, ku Peter Olainka u bashkua me Bylisin në moshën 17-vjeçare, verën e vitit 2012
Ndonëse nuk shënoi dot asnjë gol në kampionat, ai ndihmoi ekipin në Kupë, duke realizuar dy herë ndaj Skënderbeut, dhe ishin pikërisht kampionët që e morën në 2014, pas gjyqeve ndaj Kukësit, që e lanë lojtarin të dënuar për 1 vit.
Olajinka u bë një bast I fituar nga presidenti Takaj, duke shënuar gola, e duke ndihmuar korçarët për të fituar një tjetër titull.
Po ashtu, ai shkëlqeu në kupat e Europës, dhe ishte pjesë e skuadrës së trajnerit Mirel Josa që arriti në fazën e grupeve të Ligës së Europës, e para herë për një klub shqiptar.
Në bazë të sistemit të Skënderbeut, ai u arrit të transferohej në Belgjikë, fillimisht te Genti, dhe pastaj luajti i huazuar tek Zulte Varegemi dhe Dukla e Pragës.
Informacionet jozyrtare ishin se transferimi i tij në Belgjikë arriti në 1 milionë euro, dhe se menaxherët nxorrën përfitime të mëdha.
Sezonin e kaluar, Peter Olajinka kaloi në Superligën e Çekisë, pasi Sllavia e Pragës i pagoi Gentit belg plot 3.2 milionë euro për kartonin e tij. /ABC News Albania 24/7