E ardhmja e Kim min Jae ka ndryshuar pllakë. Në fillim, ishte pothuajse e kryer për transfeirmin e mbrojtësi të Napolit te Manchester United, por tashmë gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër.
Sipas edicionit gjerman të “Sky Sport”, te Bayern Munich ka një optimizëm të madh në lidhje me marrëveshjen e qendërmbrojtësit korean me klubin bavarez.
Ditët e fundit thuhet se ka ndodhur një takim mes palëve dhe është rënë dakord për çdo kusht të vendosur. Në “Allianz Arena”, Kim do të fitonte një pagë bruto prej 10-12 milionë euro deri në vitin 2028./h.ll/abcnews.al