“Berisha ka humbur rrugën, kapet pas çdo kauze kundër qeverisë dhe SHBA”, Gjikondi: Kontrolli në MEK brenda ligjit

schedule13:33 - 22 Qershor, 2023

schedule 13:33 - 22 Qershor, 2023

Juristja, Brizida Gjikondi e ftuar në studion e “Tirana Live”, ka komentuar deklaratën e deputetit Sali Berisha në kuvend në lidhje me tensionet që ndodhën dy ditë më parë në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Berisha sot deklaroi se “ai e ndjen veten muxhahedin”, sipas Gjikondit një deklaratë e tillë tregon se tashmë ai e ka humbur rrugën dhe shfrytëzon momentin për të qenë kundër mazhorancës.

“Dihet që Berisha tashmë ka humbur rrugën që në momentin që ka dalë non-grada dhe ai është gjithmonë se nuk ka të bëjë me mazhorancën dhe me SHBA, me këtë i kujton Amerikës se duhet që ti jetë mirënjohës pasi ishte ai që pranoi muxhahedinët e parë. Është ai që ka çdo kauz për të faktorizuar veten, që të theksojë se është ai që duhet të është bërë shumë i shëmtuar dhe m ë shumë i dëmton kauzat sesa i ndihmon mosha ka bërë të vetën në lidhje me këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera juristja thekson se kontrolli në kampin MEK në Manëz të Durrësit ishte brenda parametrave të ligjit dhe agresiviteti i maxhahedinëve ishte agresiv dhe i pajustifikueshëm.

Veprimi i SPAK është shterues respektohen të gjithë të drejtat, ndërsa agresioni I MEK është i pajustifikueshëm dhe agresioni i tyre ka qenë ofensivë dhe i zhdrejtë me operacionin. Për lëndimet që ka pësuar policia dhe pretendimet e tyre po merret prokuroria e Durrësit ndërsa në thelb merret SPAK. Unë kam parë disa dokumentarë në lidhje me këtë kamp dhe për hir të së vërtetës ato kishin kohë që funksiononin si shtet brenda vendit, dhe jemi vonë për vendosjen në vend të disa gjërave. Ato kanë një muze të tyre dhe kanë më shumë se një dekadë në vendin tonë dhe kishin një sallë të madhe kompjuterike që bënin propagandë. Gjatë viteve të fundit mendoj se po bënin edhe përgatitje për luftë pasi kishin rënë dakord mos kryenin marrëdhënie me njëri tjetrin që të mos bënin fëmijë”, është shprehur juristja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!