Rrëfehet Suzana Turku: I jam mirënjohëse gjithë jetën Robert Radojës, çfarë i tha prindërve të mi

schedule11:06 - 22 Qershor, 2023

schedule 11:06 - 22 Qershor, 2023

Dirigjentja e njohur, Suzana Turku ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar vitet e fëmijërisë, kur shkonte në Pallatin e Pionerëve.

Turku ka treguar se talentin e saj në muzikë e ka zbuluar profesori i nderuar, Robert Radoja, të cilit ajo do t’i jetë mirënjohëse gjatë gjithë jetës.

“Fëmijëria ime ka qene shumë e bukur për ato vite. Ka qene e mbushur me shumë aktivitete. Ne sa mbaronim shkollën me vrap shkonim te Pallati i Pionervë si lagje. Unë jam ‘Ali Demse’. Njiheshim të gjithë me njëri-tjetrin dhe shkonim në Pallatin e Pionerëve. Nuk bënim vetëm kor, ose solist kompleks, por mësonim të qendisnim, të gatuanim… Unë merresha dhe me alpinizëm. Më pëlqente shumë, kam pasur profesor timin Luigj Shalën, i cili ka vdekur shumë i ri. Bashkë me Eva Pëllumbin, moshatare shkonim.

Pastaj na ka marrë profesor Robert Radoja dhe na ka çuar në konkursin në Liceun Artistik. Ne të gjithë që jemi paraqitur nga Pallati i Pionerëve e kemi fituar shkollën. Edhe nuk e harroj, ka ardhur në shtëpinë time dhe ka njoftuar prindërit e mi që Zanës i ka dal Liceu Artistik. Ashtu siç ka vepruar me mua, ka vepruar me të gjithë. Robert Radoja ka nxjerr breza aty dhe duhet t’i jemi mirënjohës për atë që ka bërë. Të paktën, unë nuk e harroj gjithë jetën”, u shpreh dirigjentja./abcnews.al