Pianistja e njohur, njëherazi dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, Kristina Petrollari Laço ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.
Ajo ka treguar se si kanë qene hapat e parë në piano, duke theksuar se personi që e shtyu ishte pikërisht nëna e saj. Kristina ka zbuluar se në fillim nëna çoi motrën për violina dhe ajo nuk shkoi, më pas ishte fati i saj të dashurohej me pianon.
“Janë prindërit ata që ndikojnë te fëmijët për të mësuar një instrument. Në rastin tim ka qene mami që më ka ndjekur hap pas hapi. Fillimisht, kërkoi që të fuste motrën në violinë, motra Matilda që është një vit më e madhe se unë nuk arriti, nuk më kujtohet arsyeja dhe më vendosi mua në piano. Më ka ndjekur hap pas hapi, mendoj që është personi që ka vendosur gjithçka për mua në sensin pozitiv, sepse dhe kohët atëherë kanë qene shumë të ndryshme, të vështira. Edhe prindërit duhet ta mendonin mirë që në fillim dhe zgjedhja e mësuesve ka qene gjithmonë prej saj. Duart për herë të parë në piano mi ka vendosur Zhaneta Duma, që sa herë kthehem në Korçë e kam prezente në koncertet e mia. Ajo është mësuesja ime e parë se kontakti i parë me pianon është shumë i rëndësishëm, sepse mësuesi ta bën ta duash apo jo”, u shpreh ajo./abcnews.al