Kancelaro gjerman, Olaf Scholz thotë se i ka bërë thirrje Kinës që të përdorë më shumë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndryshuar rrjedhën e luftës në Ukrainë.
Ai tha se Pekini nuk duhet të furnizojë me armë Rusisë dhe se lufta në Ukrainë nuk duhet të kthehet në një konflikt të ngrirë, shkruan Sky News.
Scholz i bëri këto komente sot në Berlin së bashku me kryeministrin kinez Li Qiang, pas bisedimeve dypalëshe.
Kina ka deklaruar se dëshiron të veprojë si një negociator paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, por në Perëndim ka dyshime se çfarë ndihme po i jep Pekini Moskës.
Në një moment, Kina pranoi të armatoste fshehurazi Moskën për luftën e saj në Ukrainë, sipas dokumenteve të Pentagonit të zbuluara./abcnews.al