Kontrollet e Policisë në kampin MEK në MAnëz të Durrësit janë komentuar edhe nga Evi Kokalari e cila e ftuar në studion e “Tirana Live”, është shprehur se është një situatë shqetësuese dhe sipas saj mbyllja e ambasadës ishte një gabim që mund të ketë bërë qeveria Rama.
Kokalari ndër të tjera thekson se jo për çdo nismë dhe veprim që duhet të ndërmarrim brenda vendit do të pyesim Amerikën, por sipas saj është e rëndësishme që të kenë baze veprimet e ndërmarra.
Gjithahstu ajo shprehet se për të folur për ngjarjen e ndodhur këtë të martë në kampin e MEK është akoma herët.
“Mua më bën shumë përshtypje se pse çdo gjë që bëjmë në Shqipëri duhet që të jetë në bashkëpunim me Amerikën, nuk duhet që të jetë ky theks pasi fillimisht administrate e Ramës ka përzënë ambasadën iraniane tashmë i gjen me pretendimin se kanë hyre në Manzë dhe kjo del hapur se Rama mund të ketë bërë një gabim me heqjen e ambasadës. Nëse çdo gjë që është bërë është bërë nga kampi I tyre atëherë unë mendoj se është bërë vendimi i duhur. Unë nuk kam qenë dakord që të vijnë ato në vendin tonë, pasi ne jemi popull i pasur dhe nëse Irani zgjedh që ti bie vendi tonë është një dëm i madh. Pompeo ka qenë target nga qeveria iraniane, të kesh atë në Shqipëri është shumë e rrezikshmëri e madhe për popullin shqiptar. Fakti që kanë ndërhyrë në kampin duhet që të ketë reagim të fortë. Por është shpejt për të folur”, ka thënë ajo./abcnews.al