Policia e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte ka ndërmarrë një operacion për kontrollin e të gjithë ambienteve në kampin MEK në Manëz Durrës.
Sipas policisë ky kontroll është marrë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.
Ndër të tjera amësohet se në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp.
Ndërkohë pas mbylljes së kontrolleve në këtë kamo, pritet edhe deklarata zyrtare nga policia në lidhje me këtë operacion. /abcnews.al