Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sergio Rico del nga koma dhe njeh familjen: Ka komunikuar me gjeste

schedule16:18 - 19 Qershor, 2023

schedule 16:18 - 19 Qershor, 2023

Lajm i mirë për gjendjen shëndetësore të Sergio Rico. 25 ditë pasi u shtrua në spital me një dëmtim në kokë të shkaktuar nga një aksident i rëndë me kalë, portieri i PSG-së “ka dalë nga koma dhe është i vetëdijshëm”.

Lojtari ka hapur sytë, është i ndërgjegjshëm, ka njohur të afërmit e tij dhe ka komunikuar me ta me gjeste. Mungesa e të folurit mund të jetë për shkak të dëmtimit të fytit të shkaktuar nga intubimi për kaq shumë ditë.

Bashkëshortja e tij, Alba Silva, e cila nuk është ndarë nga futbollisti që prej shtrimit në spital, e ka konfirmuar këtë lajm në kamera dhe ka rrëfyer se tashmë po shohin dritën.



“E kam ditur që në fillim që do të ecë përpara sepse është kampion. Faleminderit Zotit dhe të gjithë pacientëve,  dhe të gjithë atyre që na dërguan mesazhe fuqie”. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!