Rikthim i bujshëm, Celtic prezanton teknikun e ri pas ikjes së Ange Postecoglu

schedule14:14 - 19 Qershor, 2023

schedule 14:14 - 19 Qershor, 2023

Pas largimit të teknikut australian Ange Postecoglu drejt Tottenham, kampionët skocezë të Celtic janë pa trajner dhe ditën e sotme, “jeshilët” e Glasgout kanë prezantuar teknikun, që do të drejtojë klubin për 3 vitet e ardhshme.

Me anë një postimi në profilet zyrtare të klubit në rrjetet sociale, klubi ka njoftuar rikthmin e teknikut nga Irlanda e Veriut, Brendan Rogers në pankinën e “jeshilëve”, për 3 sezonet e ardhshme të Kampionatit skocez.

Kujtjomë se, Brendan Rogers ka qënë dhe më parë teknik i Celtic, nga viti 2016 deri në janarin e vitit 2019, teksa fitoi me rekordmenët skocezë 2 herë titullin kampion, 2 herë Kupën e Skocisë dhe 3 herë Kupën e Ligës. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i plotë i klubit: