Sezoni 2015/2016, ku skuadra e Leicester u shpall kampione e Premier League, duket se kaloi shpejt dhe tashmë “dhelprat” janë rikthyer edhe një herë në Championship, pas një sezoni të kaluar në mënyrë katastrofike.
Rënia nga elita shoqërohet gjithashtu dhe me largimin e emra të mëdhenj të skuadrës, disa prej tyre falas si Tielemans e Soyuncu, por për një lojtar si “fantazisti” anglez, James Maddison do të duhet më shumë se kaq.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, skuadra e Leicester i ka vënë një çmim prej 55 milionë paundësh, “yllit” të mesfushës, me skuadra si Newcastle e Tottenham, që prej disa javësh po interesohen për “yllin” e mesfushës.
Ndërkaq, kujtjomë se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi me ekipin, Maddison kaloi një sezon fantastik, ku në 32 paraqitjet e zhvilluara në të gjitha garat arriti të shënojë plot 10 gola e të dhurojë 9 asistime. /i.m /abcnews.al