Shfrytëzonin një shtetase për prostitucion, 4 persona të arrestuar në Durrës

schedule14:15 - 17 Qershor, 2023

schedule 14:15 - 17 Qershor, 2023

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni. Në kuadër të operacionit të koduar Floëer është bërë I mundur ndalimi I katër shtetasve dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi katërmujor, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Floëer”, si rezultat i të cilit janë arrestuar shtetasit: Banush Kanani, 25 vjeç, banues në Fier dhe Xhuljano Kollçaku 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe  një 22 vjeçare për veprat penale “Ushtrimi i prostitucionit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen 22 vjeçaren duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.

Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura.

Gjatë kontrollit fizik, të resë iu gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu I arrestuar në këtë operacion është edhe Endri Zeqiri 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërkohë në cilësinë  eprovës material është sekuestruar 300 000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!