“Dardanët” e Kosovës nuk arritën më shumë se barazimi i “bardhë”, 0 me 0 në mitikun “Fadil Vokrri” mbrëmjen e shkuar ndaj Rumanisë, duket siguruar kështu barazimin e 3-të radhazi në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Disa fjalë për mediat pas ndeshjes i tha dhe kapiteni i “dardanëve”, Amir Rrahmani, theksoi se terreni ishte fajtor për mungesën e golit ndërsa shtoi se duhej të kishin nëntë pikë dhe jo tre sa kanë aktualisht.
“Besoj që kemi ende shanse për kualifikimin, varet prej Rumanisë por edhe prej nesh. Kemi dhënë maksimumin edhe pse ishte një ndeshje e vështirë në një fushë shumë të keqe, nuk mund të shprehnim cilësitë. Kështu ishte edhe me Andorrën, nga lart fusha duket e mirë por nga afër është shumë keq. Pastaj edhe kundërshtari mbrohet me shumë lojtarë e bëhet e vështirë.
Mund të kishim nëntë pikë, por kemi vetëm tre. Kemi pësuar pak kundërsulme, por ishte faji i fushës. Shenjë pozitive që nuk pësojmë. Kjo ndeshje mbaroi dhe nuk duhet të mendojmë më për të, me Bjellorusinë luajmë pas tre ditësh dhe duhet të përgatitemi për të provuar të fitojmë sa më shumë ndeshje. Shpresa vdes e fundit”,- u shpreh Rrahmani pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al