KOSOVË- Mbrëmë gjatë natës pranë stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar disa shpërthime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se me shumë gjasa bëhet fjalë për hedhje të bombave molotov.
Sipas tij nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, por është dëmtuar një makinë e Policisë. Autoritetet theksojnë se janë duke hetuar rastin./abcnews.al