Opozita në Prishtinë ka kërkuar nga kryeministri albin kurti një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar situatën e tensionuar, pas pretendimeve se janë arrestuar 3 policë të Kosovës nga forcat serbe
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo nuk është një situate normale ku mund të diskutohen çështjet që ndodhen në rendin e ditës. Ai ka kërkua lirimin e menjëhershëm të tre oficerëve.
“Prioritet duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë. Kryetar ju lutem që ta kontaktoni kryeministrin Kurti që ta ftoni në një seancë sot për të raportuar se cilat janë veprimet e Qeverisë që janë duke ndërmarr për për kthimin e policëve tonë, por edhe për situatën e sigurisë.”
Edhe Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar veprime të menjëhershme për të rikthyer policët. Tahiri ka kritikuar kurtin për vendimet që ka ndërmarre ai ne veri të vendit, duke nxitur në këtë mënyrë tensionet.
“Veprimet aventureske në Veriun e Kosovës dhe shpërfillja e miqve euroatlantik në krye me SHBA-në kanë rezultuar me përshkallëzim të situatës dhe jemi në kërcënim të sanksioneve të një vendi i cili është më properëndimor dhe proamerikanë. Reagimi i vonshëm i kryeministrit në çdo situatë të krijuar u pa si një pabesi e Qeverisë ndaj partnerëve dhe rrjedhimisht reagimi i tyre ishte i butë”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka kërkuar nga kurti të tregojë se si u prishën marrëdhenjet me ndërkombëtarët.
“Si pjesë e dytë e raportimit para Kuvendit, në kërkojmë që kryeministri t’i raportojë Kuvendit të Kosovës lidhur me raportet me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Sepse e kemi parë qëndrimet zyrtare të SHBA-së dhe BE-së, lidhur me mundësinë e masave ndëshkuese për institucionet e Kosovës, e cila është një ngjarje shumë shqetësuese, e cila nëse ndodh do të jetë shumë e rëndë dhe e pa tejkalueshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”
Tre zyrtarë kufitarë, sipas qeverise se kosoves, janë marrë pengë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Nderkohe Vucic pretendon se ka fakte qe tregojne se ata jane kapur me arme dhe pajisje me shume se nje km ne territor te serbise.