Mesfushori i Madridit, Toni Kroos, ka thënë se Eden Hazard e la të vdesë karriera e tij në Santiago Bernabeu.
Hazard iu bashkua Real Madridit nga Chelsea në vitin 2019 për një tarifë rekord të klubit prej 115 milionë euro. Megjithatë, karriera e belgut në Spanjë nuk funksionoi, problemet dhe dëmtimet e shumta e përndiqnin atë. Në katër vjet, Eden luajti vetëm 76 herë, duke shënuar 7 gola dhe duke dhënë 12 asistime.
“Ne kishim një lojtar që erdhi për para të mëdha, por në thelb e la karrierën e tij të vdiste. Shuma ishte e madhe, kështu që mendoj se askush nuk do të thotë se ishte një transferim i suksesshëm. Por tani për tani, le të qëndrojmë pozitiv”, tha Toni në podkastin e tij
Eden Hazard dhe Real Madrid kanë ndërprerë kontratën. Belgu u largua dhe nga kombëtarja pas Botërorit. /G.D abcnews.al/