Rrëmbimi i tre policëve, Kurti: Hakmarrje e Serbisë pas arrestimit të kriminelit serb

schedule16:10 - 14 Qershor, 2023

schedule 16:10 - 14 Qershor, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbimin e tre efektivëve të policisë në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti shprehet se dyshohet se rrëmbimi i 3 policëve është bërë nga ushtria serbe si një shenjë hakmarrjeje për arrestimin një ditë më parë të Millun Millenkoviçit.

Kurti thekson se hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës është një agresion dhe ka për qëllim rritjen e tensioneve. Kurti ka kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të tre efektivëve ndërsa iu ka kërkuar faktorit ndërkombëtar që të dënojnë këtë akt agresioni nga ana e Serbosë.

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviç në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviç – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.”, shkruan Kurti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!