Barcelona beson se mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan do të pajtohet me një kalim në Katalonjë.
Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të muajit. Qytetarët janë të interesuar për vazhdimin e kontratës, por kapiteni i skuadrës, Josep Guardiola, ende nuk e ka bërë të ditur vendimin e tij.
Sipas gazetares Laya Tudel, Barcelona ka besim se mund ta joshë Gundoganin në radhët e tyre, pavarësisht synimeve të Manchester City për të mbajtur mesfushorin. Situata duhet të sqarohet së shpejti.
Ilkay Gundogan ndihmoi Manchester City të fitonte trefishin në fund të sezonit. Ai ka mbrojtur ngjyrat e klubit anglez që nga viti 2016. /G.D abcnews.al/