Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë

schedule18:49 - 13 Qershor, 2023

schedule 18:49 - 13 Qershor, 2023

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Giovanni Pietro Barbano, shef të ri të Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë-EULEX. Barbano është gjeneral major në Karabinierët Italianë dhe drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitë e Policisë së Stabilitetit në Vicenza, Itali.

Mandati i tij si shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025. Vendimi për emërim është marrë nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS). Barbano është pasardhës i Lars-Gunnar Wigemark./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!