Vuçiç fton opozitën për bisedime: Dua të flas, por jo nën presion, shantazh dhe kërcënim

schedule22:18 - 12 Qershor, 2023

schedule 22:18 - 12 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ftuar sërish në mbrëmje partitë opozitare për bisedime. Ai ka deklaruar se nuk do të bisedojë nën presion dhe shantazh.

“Unë kërkoj nga deputetët e partisë në të cilën jam dhe të tjerët nga qeveria që të mos e bëjnë këtë. Duhet të përgjigjemi me përgjegjësi, jo marrëzi. Unë nuk kam asnjë kërkesë për këta të tjerët përveç faktit që dua të flas dhe dyert e Presidencës janë të hapura për ta, por nuk flas nën presion, shantazh dhe kërcënim”, theksoi ai.

“Dhe sa i përket dorëzimit të pushtetit në duart e tyre, u pëlqeu që ata ishin ata. Ata nisin nga vetja dhe nuk dinë çfarë të bëjnë dhe bëjnë kërkesa gjithnjë e më të pakuptimta dhe e shmangin fjalën radikalizim, por përdorin acarim, a thua se do të rrahin dikë”, tha Vuçiç në TV Happy.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!