Serbët e veriut të Kosovës edhe këtë të shtunë janë grumbulluar para ndërtesës së komunës së Leposaviq.
Protesta e tyre bëhet për prezencën e kryetarëve të rinj shqiptarë në ulëset e komunave në veri të Kosovës dhe pranisë të Policisë Speciale të Kosovës.
Ndërkaq nata ka vijuar të jetë e qetë, ndërsa në selinë komunale ende ka ushtarë të KFOR-it, ndërsa në ndërtesë është kryetari Ljuzljim Hetemi, zgjedhja e të cilit u bojkotua nga serbët.
Mjetet e njësive speciale të policisë ndodhen prapa objektit. Protesta në veri të Kosovës kanë nisur me 26 maj, ku policia e Kosovës i futi me forcë në ndërtesat komunale kryetarët shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët.
Ndërkohë më 29 maj në Zveçan, për shkak te tensioneve mes forcave speciale të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it me qytetarë serbë, janë lënduar 20 ushtarë të KFOR dhe 50 protestues.
Serbët që ditët e fundit protestuan paqësisht në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kërkojnë që njësia speciale e policisë së Kosovës të largohen nga të katër komunat dhe që kryetarët shqiptarë të mos hyjnë në objektet komunale./abcnews.al