Janë gjetur pas 40 ditësh të gjallë katër fëmijët e zhdukur të moshave, 1, 13, 9 dhe 4 vjeç në xhunglën e dendur të Amazonës në Kolumbi.
Fëmijët kanë mbijetuar në xhungël për ditë me radhë pas rrëzimit të avionit të vogël me të cilin po udhëtonin.
“Katër fëmijët që u zhdukën 40 ditë më parë në xhunglën kolumbiane janë gjetur të gjallë”, konfirmoi presidenti Gustavo Petro përmes Twitter, duke e shoqëruar postimin me një foto të ushtarëve dhe vendasve nga vendi ku u gjetën vëllezërit e motrat.
Fëmijët nuk ishin larguar shumë nga vendi i përplasjes së avionit, ato janë gjetur nga një banor vendas Araraquara që i kërkonte që në fillim, Henry Guerrero.
Katër fëmijët po enden në bimësinë e dendur që nga 1 maji, ditën kur Cessna 206 ku po udhëtonin, së bashku me nënën e tyre, pilotin dhe një të afërm, u rrëzua. Tre pasagjerët e rritur të avionit u gjetën të vdekur nga ushtria në vendin e rrëzimit.
“Kanë qenë bashkë, janë të dobët, le t’i kontrollojnë mjekët. i gjetën, kjo më gëzon shumë”, u tha presidenti Petros gazetarëve, duke nënvizuar se ia dolën ta gjenin vetë në xhungël.
#GeneralGiraldo: “La unión de esfuerzos hizo posible esta alegría para Colombia”
Gloria a los soldados de las @FuerzasMilCol, a las comunidades indígenas e instituciones que hicieron parte de la #OperaciónEsperanza” pic.twitter.com/LO3BPldLgD
— Fuerzas Militares de Colombia (@FuerzasMilCol) June 10, 2023
Ushtria kolumbiane publikoi më shumë foto në Twitter nga ku u gjetën vëllezërit, të ulur në thasë, të rrethuar nga ushtarë dhe vendas që u ofronin ushqim dhe pije. Dy më të mëdhenjtë kishin veshur xhinse të grisura dhe bluza me mëngë të gjata, me këmbët të mbështjella me rripa pëlhure.
Më shumë se njëqind ushtarë, me ndihmën e qenve të trajnuar posaçërisht dhe dhjetëra indigjenë po kërkonin fëmijët në xhungël në kufirin e prefekturave Guaviare dhe Kaketa./abcnews.al