Një “veteran” për “parizienët”, PSG mendon afrimin e Guillermo Ochoa

schedule19:56 - 9 Qershor, 2023

schedule 19:56 - 9 Qershor, 2023

Me “gardianin” italian të PSG, Gianluigi Donnarumma, “të vetmin” portier që mund të zbresë në fushën e lojës për portën e PSG, pas aksidentit që pësoi spanjolli Sergio Rico duke kalëruar, bordi i këtyre të fundit ka menduar të transferojë një portier me eksperiencë, si zëvendësuesin e italianit, në rast lodhje apo dëmtimi.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat meksikane, duket se PSG e ka gjetur zëvendësuesin “ideal” të 24-vjeçarit, teksa bëhet fjalë për “veteranin”, 37-vjeçar, Guillermo Ochoa, i cili aktualisht luan për skuadrën e Salernitana në Serie A.

Megjithatë për PSG nuk pritet të jetë e lehtë t’i rrëmbejë italianëve “gardianin” e portës, me Ochoa që është shumë afër rinovimit, mirëpo një eksperiencë e re me “gjigandët” e Francës mund të ishte interesante për meksikanin. /i.m /abcnews.al