Sezoni që sapo lamë pas mund të quhet totalisht katastrofik për “fantazistin” portugez, Joao Felix, i cili pas “zënkës” me teknikun e Atletico Madrid, Diego Simeone u huazua drejt “bluve” të Chelsea për pjesën e mbetur të sezonit, por me 4 gola në 20 paraqitje, 23-vjeçari nuk mundi të shkëlqente as në “Stamford Bridge”.
Me përfundimin e huazimit, Felix do të kthehet në Madrid aty ku është i “padëshiruar” dhe do të nxirret në shitje, me portugezin që kërkon të transferohet te një ekip, i cili luan në Champions League, sezonin e ardhshëm.
Mirëpo, deri më tani të vetmet klube që kërkojnë shërbimet e Felix janë Aston Villa, të cilët do të marrin pjesë në Conference League sezonin e ardhshëm dhe Tottenham, të cilët nuk do të garojnë në asnjë kompeticion evropian sezonin e ardhshëm. /i.m /abcnews.al