Shoqëria civile në Kosovë akuza partive politike

schedule14:49 - 13 Shtator, 2019

schedule 14:49 - 13 Shtator, 2019

Dhe në këto zgjedhje të parakohshme, partitë politike në Kosovë kanë vetëm 30% të kandidateve femra në listat e tyre. Një gjë e tillë është kritikuar nga shoqëria civile e cila i akuzon për mosrespektim të kuotave.

Ndonëse shoqëria civile kishte bërë thirrje për përfaqësim të barabartë të grave në listat zgjedhore për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë kjo nuk është marrë parasysh nga partitë politike.

Në listat zgjedhore, partitë politike kanë futur vetëm 30% të grave sa për të përmbushur kuotën ligjore. Blerta Aliu nga koalicioni i organizatave jo qeveritare “Demokracia në Veprim”, thotë se kufizimi prej 30 për qind është rrjedhojë e mos harmonizimit të ligjeve.

Sipas Luljeta Demollit nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në Kosovë mungon vullneti i partive politike për të përfshirë më shumë gra në lista zgjedhore. Ajo gjithashtu ka kritikuar partitë politike që në fushata nuk u japin hapësirë grave që të shpalosin programin e tyre.

Numri i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 1070, prej tyre 343 janë kandidate femra ndërsa 727 meshkuj.

E vetmja femër që i prin listave zgjedhore të një partie është Vjosa Osmani nga LDK-ja e cila është edhe kandidate për kryeministre, por që edhe kjo parti ka vetëm 30% të femrave në listën e saj zgjedhore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!