Zgjedhjet e parakohshme parlamentare/ Abazoviç thirrje qytetarëve: Votoni të lirë

schedule14:38 - 9 Qershor, 2023

schedule 14:38 - 9 Qershor, 2023

Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abaozviç i ka bërë thirrje qytetarëve, që të votojnë të lirë më 11 qershor, ditën ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Përmes një video-mesazhi, Abazoviç u shpreh se zgjedhjet do të jenë një test demokratik për Malin e Zi, shkruan Vijesti.

“Në vitin e kaluar morëm shumë vendime të vështira, por të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. U udhëhoqëm nga interesat kombëtare të Malit të Zi. Jam i lumtur që temat për të cilat po diskutojmë janë në të kaluarën dhe që fokusi i të gjitha subjekteve politike është në prosperitetin ekonomik të Malit të Zi”, theksoi ai.

Abazoviç tha se të gjithë duhet të përpiqen për qëllimin që Mali i Zi të bëhet anëtar i ri i Bashkimit Evropian.

“Prandaj të dielën është një tjetër test demokratik, le ta kalojmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, shkoni në zgjedhje jashtëzakonisht tolerante, të qetë, përdorni detyrën tuaj qytetare dhe zgjidhni ata që mendoni se mund të na udhëheqin më së miri në periudhën e ardhshme. Qëllimi është të garojmë për të mirë. Në këtë emër, ju uroj të gjithëve shumë suksese, dhe Mali i Zi sa më shpejt të bëhet anëtar i ri i Bashkimit Evropian. Qoftë i përjetshëm Mali i Zi”, ishin fjalët e Abazoviçit./abcnews.al