Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në veri të Kosovës, Vjosa Osmani bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë

schedule14:24 - 8 Qershor, 2023

schedule 14:24 - 8 Qershor, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike këtë të enjte, me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc Musar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani u shpreh se me Musar diskutoi ndër të tjera për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Osmani nënvizoi se me Slloveninë, Kosova përpiqet për bashkëpunim më të ngushtë dhe stabilitet në rajon.



“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, shkroi ajo në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!